Lajme

Vdes në aksident tragjik shqiptari në Itali

By FerizajPress

August 16, 2018

Një 22 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi ka pësuar aksident me motor.

Mediet italiane raportojnë se aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Fano, pranë Ankonas.

Gersi Ura, 22 vjeç, baba i një vajze 2 vjeçe, ishte duke u kthyer nga puna në momentin e aksidentit.

Viktima punonte si kamerier në një restorant të qytetit, ndërsa udhëtonte me skuterin e tij, kur papritmas dhe për arsye ende të pa sqaruara, ai humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës, raportojnë mediat në Shqipëri.