Lajme

Vdes edhe personi tjetër që u plagos sot në Gjilan

By FerizajPress

May 15, 2017

Ka vdekur edhe personi i dytë pas të shtënave me armë zjarri në qendër të Gjilanit.

Burimet e Plus Televizion bëjnë të ditur se viktima si pasojë e plagëve të marra nga vetëplagosja me armë-zjarri, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare.

 

Tragjedi në Gjilan: Agja vret me armë nipin

Një person është vrarë sot në Gjilan dhe një tjetër ka mbetur i lënduar pas një konflikti mes disa personave. 

Bëhet e ditur se se agja ka shtënë në drejtim të djalit të vëllait, duke lënë të vdekur 30-vjeçarin.

Lajmi është konfirmuar  edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ngjarja ka ndodhur sot në qendër të qyteti, në një lokal këmbimore devizash, një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër ka pësuar lëndime”, tha Hashani.

Policia nuk ka dhënë më shumë informacion për këtë vrasje pasi hetimet ende po zhvillohen në vendin e ngjarjes.

Merret vesh se viktima me dorasin kanë lidhje familjare.

Motivet e ngjarjes ende nuk dihen.