Lajme

Vdes çiklisti i aksidentuar dje në Shtime

By FerizajPress

July 31, 2019

Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net. Me këtë rast është arrestuar edhe i dyshuari që e ka goditur çiklistin me veturë. Ka vdekur çiklisti që dje është përplasur me një veturë në rrugën Lipjan – Shtime, në fshatin Davidovc.

Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Me këtë rast është arrestuar edhe i dyshuari që e ka goditur çiklistin me veturë. “Është arrestuar vozitësi, pasi që i njëjti me veturë nga pakujdesia ka goditur biçiklistin. Nga lëndimet e rënda biçiklisti është dërguar pa shenja jete në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.