18 vjeçari me inicialet Q. M, ka ndërruar jetë pas lëndimeve të marra nga vëllai i tij 16 vjeçar.
Policia e Ferizajt ka njoftuar se një person 16 vjeçar është arrestuar pas një përleshjeje në të cilët u përdorën edhe mjete të forta.
Më 21 qershor u raportua se në rrugën ”Fan Noli” në Ferizaj ka ndodhur një përleshje mes dy vëllezërve, ku janë përdorur mjete të ndryshme të forta.
Me këtë rast lëndime të rënda trupore ka pësuar 18 vjeçari me inicialet Q.M, i cili është dërguar për trajtim në QKUK Prishtinë.
Hetuesit policorë kanë arrestuar të dyshuarin e mitur, një 16 vjeçar. Pas intervistimit, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, ndaj të dyshuarit është vendosur masa e ndalimit policor prej 24 orëve.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një thikë, me të cilën dyshohet se është kryer vepra.
Gjatë ditës së sotme policia është informuar nga ana e mjekëve kujdestar se 18 vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.