Ferizaj.09.07.2017. Ditë më parë ( më 29.06.2017) në Koshare të Ferizajt pas aksidentit të dy makinave ishte goditur edhe një fëmijë 10 vjeçar i cili në ato momente ishte me biçikletë në pjesën e rrugës për këmbësor.
Në këtë aksident kishte pësuar 10 vjeçari E.A i cili për dhjetë ditë ishte nën kujdesin mjekësorë. Por si pasojë e lëndimeve të rënda ky i ri sot ka ndërruar jetë. Për këtë ka reaguar edhe nëndega e Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka kërkuar nga kompetentë që të merren masa në këtë pjesë të rrugës e cila është bërë burim i rrezikut në këtë pjesë.
“Lëvizja Vetëvendosje-Koshare ,shprehë ngushëllime Familjes Aziri për humbjen e djalit të tyre Endritit i aksidentuar para disa ditëve. Njiherit kjo lëvizje i bënë thirrje Organeve komunale që të merr masa për zgjerimin e trotuareve të këmbësorëve e jo si janë tani. Arsyeja e ardhjes deri te aksidenti është edhe mungesa e shtegut për biçikletistë ku Kosharja si një vend transiti që lidhë rrugën Prizren-Ferizaj-Shkup, dhe qarkullimi i shumët i automjeteve ndodhin këso lloj aksidente me fatalitet., Kërkojmë nga organet komunalet që të merren masat në këtë pikë kalim për arsye se mu aty gjinden disa betona ku shkaku i tyre betoneve dhjetëra vetë kanë qetë vdekje. Kompetentët duhet të ndiejnë përgjegjësi për këtë rast e shumë raste tjera” thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo nuk është hera e parë që banorët e këtij fshati ankohen për problemet e sigurisë së banorëve e sidomos fëmijëve në këtë aks rrugorë dhe kanë kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës që të bëjë një zgjidhje.
Rruga magjistrale Ferizaj -Shtime është nën mbikëqyrjen dhe mirëmbajtjen e Ministrisë së Infrastrukturës.