Vdekja e turistes së huaj në Sarandë, ja ku dyshon policia

By FerizajPress

August 07, 2016

Këta të fundit kanë bërë të ditur se rreth orës 09:35, është gjetur e pa jetë një shtetase e huaj në një hotel të Sarandës.

Behet fjalë për shtetasen nga Norvegjia Brigitte Fratzke, 57 vjeçe, e cila ka qenë duke pushuar në Sarandë me familjen e saj në një hotel.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkaqe natyrale pasi në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

.