Lajme

Vdekja e nënës dhe fëmijës në maternitet, prokuroria: Ja çfarë nuk bënë mjekët

By FerizajPress

September 18, 2016

Në bazë të veprimeve të deritanishme, të kryera nga Prokuroria e Tiranës, rezulton se:

Ne daten 16.09.2016  rreth ores 05.00 ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik   “Koco Glozheni”  eshte konstatuar vdekja e pacientes  A. C.  dhe e  femijes se saj  seksi femer.

E ndjera A. C., e cila ishte ne muajin e 9 te shtatezanise, eshte paraqitur ne date 15.09.2016 rreth ores 22.30  ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik   “Koco Glozheni”  ne gjendje te rende shendetsore e shoqeruar nga te aferm te saj. Ne vijim, e ndjera eshte vizituar nga mjeket obsteter gjinekolog, personat nen hetim H. K., N. C. e D. D., te cilet, pasi jane konsultuar ndermjet tyre, pavaresishte gjendjes se rende te pacientes, e kane derguar pacinten per nje kontroll ne QSUT per konsulte kardiologu. Pas vizites se bere nga kardiologu, e ndjera eshte derguar ne SU Shefqet Ndroqi, per vleresim nga pnemulogu, ku pas vizites  eshte  derguar perseri ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik,“Koco Glozheni” ne gjendje shume te rende shendetsore.

Pas mberritjes ne  Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik   “Koco Glozheni”   rreth ores 04.00 ne gjendje shume te rende shendetsore, e ndjera i eshte nenshtruar ekzaminimeve  nga ku ka rezultuar se fetusi( femija) ishte i vdekur.

Nga mjeket eshte inicuar nje nderhyrje kirurgjikale, por shtetasja A. C. ka nderruar jete gjate kesaj nderhyrjeje.

Rreth ores 20.00,  date 17.09.2016, Prokuroria e Tiranës nxjerr urdher ndalimi, per H. K., datlindja 1969 dhe D. D., datlindja 1971.