Ferizaj

Vazhdon therja e kafshëve në kushte johigjienike (Foto)

By FerizajPress

December 03, 2016

Ferizaj.03.12.2016. Edhe pse therja e kafshëve sipas ligjeve në fuqi është ndaluar  në tregun e kafshëve ajo vazhdon të bëhet edhe më tej.

Edhe pse kjo  do të duhej të ndalohej nga inspektorët sanitar  habit fakti  se kjo si duke nuk u pengon qytetarëve.

Janë qytetarët ata të cilët zakonisht ankohen  për ruajtje jo adekuate  të artikujve ushqimor nëpër marketet tona por askush i detyron të blejnë mish në këto kushte të cilat shihen në foto.

A duhet që gjithmonë dikush tjetër të kujdeset për shëndetin e tyre,

Se në çfarë kushte theren kafshët mishin e të cilave e blejnë qytetarët tregojnë fotot  e mëposhtme të cilat në redaksi i ka dërguar një qytetarë,

“Kështu duket sot në tregun e kafshëve, Është një tmerr I tmerrit” ka shkruar ky qytetar.