Ferizaj

Vazhdon subvencionimi i fermerëve të Komunës së Kaçanikut me fidanë të mjedrës

By FerizajPress

April 26, 2016

15 fermerë nga Komuna e Kaçanikut janë subvencionuar me fidanë të mjedrës.

Drejtori për Bujqësi, Zhvillim rural he Pylltari Zylfi Koxha, tha se fermerët kanë përfituar nga 780 fidanë mjedre. Sipas Drejtorit Koxha ky projekt është përkrahur financiarisht nga organizata IKC ( Initiative Kosovo Comunity), ndërsa edhe Komuna e Kaçanikut ka ndarë pjesën e saj të participimit.