Problemet me ruajtjen e artikujve ushqimorë largimi nga përdorimi i atyre me afat të skaduar apo prishja për shkak të ruajtjes në kushte të pa përshtatshme nëpër marketet tona nuk kanë të ndalur.
Një rast i tillë së fundi ka ndodhur edhe në ETC në Ferizaj ku një konsumatorë është befasuar kur ka hapur artikullin të cilin e kishte blerë në këtë market. Se si dukej kjo ky qytetarë ka dërguar foto pas hapjes së këtij artikulli dhe faturën me të cilën është paguar ky artikull.