Lajme

Vazhdon seanca për Grupin e Kumanovës, Shkupi i blinduar

By FerizajPress

April 19, 2016

Seanca gjyqësore për Lagjen e Trimave po vazhdon sot në Gjykatën Themelore në Shkup.

Edhe sot seanca po zhvillohet pa praninë e gazetarëve dhe familjarëve. Nga Gjykata i porositën familjarët se të afërmit e tyre mund t’i vizitojnë në paraburgim, dhe se Ligji për procedurë penale nuk parashikon se duhet doemos t’u lejohet familjarëve që të jenë të pranishëm në gjykim.

Sot është seanca gjyqësore për vlerësimin e aktakuzës për tetë persona, të cilët akuzohen për logjistikë të “grupit të armatosur të Kumanovës”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe avokatja mbrojtëse Artene Ademi.

“Janë njerëz të pafajshëm, s’kanë lidhje me grupin”, theksoi për Portalb, avokatja Artene Ademi.