Po vazhdon rritja alarmante e rasteve të të infektuarve me Covid-19.
Sot, Ministria e Shëndetësisë njofton për 407 raste të reja të të infektuarve me këtë virus në Kosovë.
Këto raste janë konfirmuar pas testimit të 1 mijë e 325 mostrave.
Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa është njoftuar për shërimin e 149 pacientëve.
Numri i rasteve aktive ka arritur në 1 mijë e 860.