Ferizaj

Vazhdon projekti për hapjen dhe rregullimin e rrugëve të reja të arave

By FerizajPress

September 07, 2023

Projekte të shumta po zhvillohen në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë me qëllim lehtësimin e veprimtarisë së bujqve dhe fermerëve ferizajas. Së fundmi, është projekti për hapjen e rrugëve të reja të arave, duke i rregulluar ato me zhavor ku drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami doli për të parë nga afër realizmin e këtij projekti.

Ai tha se ky investim po bëhet për të ulur kostot e shpenzimeve të bujqve në aktivitetin e tyre, duke mundësuar qasjen me tokat e tyre si dhe lidhjen që mundëson ky projekt me qindra hektarë tokë të punueshme, lehtësi kjo që do të vazhdoj si investim nga ana e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë.