Ferizaj

Vazhdon plani operativ “Motoçikleta 2025” në rajonin e Ferizajt, konfiskohen 23 motoçikleta

By FerizajPress

August 04, 2025

Ferizaj, 04.08.2025

Policia Rajonale e Ferizajt, në kuadër të planit operativ “Motoçikleta 2025”, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion, gjatë periudhës 28.07 – 03.08.2025 ka shqiptuar 13 gjoba dhe ka konfiskuar 23 motoçikleta, për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe shkeljeve të rregullave të trafikut.Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në të gjitha zonat e rajonit.Ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo shkelje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, si dhe në numrat:– 192– 0290/326-250– 0290/322-406Të gjitha informacionet e raportuara trajtohen me konfidencialitet të plotë.