Ferizaj

Vazhdon kërkimi i dy policëve Kaçanikas të zhdukur në Lumin Lepenc

By FerizajPress

April 29, 2018

Njësitet relevante të kërkim shpëtimit, po vazhdojnë edhe më tutje të jenë në teren për gjetjen e dy policëve kaçanikas tashmë të zhdukur, për të cilët dyshohet se kanë rënë në Lumin Lepenc. Kryetari i Komunës Besim Ilazi iu ka bashkuar njësiteve të kërkim shpëtimit shoqëruar nga Kryetari i Hanit të Elezit Rufki Suma dhe Nënkryetari Ylber Bajra, të cilët që nga mbrëmë po qëndrojnë në terren. Kryetari Ilazi shprehu shqetësimin e tij për këtë rast, ndërsa theksoi se shpreson në gjetjen sa më të shpejtë të tyre, duke u lutur që ata të kthehen shëndosh e mirë në shtëpitë tyre. Ai më tutje falenderoi Policinë e Kosovës, FSK-në, shërbimin zjarrëfikës dhe të gjithë qytetarët e tjerë të cilët janë angazhuat në këtë rast.