Ferizaj

Vazhdon implementimi i projektit për montimin e serrave në Ferizaj

By FerizajPress

August 08, 2022

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, paraditen e sotme ka vizituar fermerët Ruzhdi Murseli dhe Ardiana Avdyli në fshatin Komogllavë, ku po implementohet projekti për montimin e 155 serrave 50m2 dhe 10 serrave 300m2, përkrahje kjo për fermerët ferizajas nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt.

Me këtë rast, drejtori Bajrami tha se kjo mbështetje do të vijoj për të mundësuar zhvillim më të madh e qëndrueshmëri në veprimtarinë e tyre për fermerët ferizajas. Ai shtoi se Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë mbetet e përkushtuar t’i gjendet pranë fermerëve ferizajas si me këtë mbështetje po ashtu edhe me dhjetëra skema subvencionesh bujqësore e përkrahje me pajisje që ky sektor i rëndësishëm ekonomik të njoh ritëm zhvillimi të qëndrueshëm.