Kryetari i Ferizajt Agim Aliu ka bërë të ditur se janë duke vazhduar masat mbrojtëse nga virusi COVID19.
Gjatë ditës së sotme janë dezinfektuar Xhamia e Madhe dhe Xhamia e Vogël në Ferizaj, Biblioteka e Qytetit dhe Qendra Sociale në Dubravë.
Po vijojmë me masa shtesë mbrojtëse, edhe tash pas konfirmimit të dy rasteve me virusin COVID-19, duhet ta ruajmë qetësinë, paniku nuk i shërben kurimit e as mbrojtjes, përkundrazi. Profesionistët shëndetësor po bëjnë gjithë çfarë munden për të mbrojtur qytetarët.
Bashkëqytetarë të nderuar!
Shmangni daljet e panevojshme, mbroni familjen, shtoni kujdesin në qarkullimet e domosdoshme e patjetër respektoni në plotni udhëzimet e profesionistëve. Ju e keni në dorë të mbroni shëndetin publik, bashkë do t’ia dalim., thuhet në deklaratën e kryetarit te Ferizajt Agim Aliu