Lajme

Vazhdon degradimi i pyjeve, pritet ligji për mbrojtjen e tyre

By FerizajPress

October 29, 2018

Pamje të rënda të maleve ka gjithandej Kosovës. Ani pse shumë nga to mbrohen me ligj, prerja e pyjeve vazhdon.

Kjo ndodhë sidomos në prag të vjeshtës kur qytetarët bëhen gati për stinën e dimrit.

Në të shumtën e rasteve, kosovarët ngrohen me dru dhe kjo sjell edhe dëmtimin e pyjeve.

E në anën tjetër, ndalimi i degradimit të pyjeve është një sfidë e madhe për ata që duhet t’i mbrojnë.

Projektligji ende është në fazën fillestare të hartimit të tij.