Afera e mishit të prishur si duket nuk ka të ndalur. Ditën e djeshme është helmuar një fëmijë, i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Rastin e ka bërë të ditur prindi i fëmiut, Gëzim Arifi, i cili rastin e ka lajmëruar edhe në policinë e Ferizajt.
“Nga mishi i blerë, edhe pse në ambalazh kishte afat, vajza është helmuar, pasi mishi brenda ishte i prishur. Pas tretmanit mjekësorë vajza është më mir. Rastin e kam lajmëruar në polici të cilët kanë reaguar menjëher në bashkëpunim me inspektorë sanitar. Falënderojë policinë dhe inspektorët për reagim të shpejt. Uroj që këto raste të mos përsëriten dhe shpresojë që inspektorët të vazhdojnë me punën e tyre dhe të mbrojnë qytetarët” ka thënë Arifi.