Ferizaj

Vazhdojnë punimet për Tregun e Kafshëve në Ferizaj

By FerizajPress

July 17, 2021

Investimet që mundësojnë kushte më të mira për tregtimin e kafshëve janë synim i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë.

Kështu, në kuadër të investimeve kapitale të Komunës së Ferizajt, një vend të rëndësishëm zë edhe projekti për rregullimin e Tregut të Kafshëve, punimet për të cilën kanë nisur.

Në inspektim të këtyre punimeve, doli drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami i cili tha se me këtë dinamikë të punëve, Ferizaj së shpejti do të bëhet me një treg model të kafshëve, gjë e cila i ka munguar në të kaluarën.