Ferizaj

Vazhdojnë masat e shtuara të sigurisë në komunikacionin rrugor 

By FerizajPress

December 22, 2023

Policia Rajonale e Ferizajt ka shtuar prezencën në komunikacionin rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe brenda 24 orëve të fundit ka shqiptuar 230 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 5 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqja e patentë shoferit për muaj të caktuar.

            Disa nga llojet e kundërvajtjeve :

Ndërsa, janë raportuar 3 aksidente, prej tyre:

Persona të lënduar, 1

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor. Ndërsa ka angazhuar edhe veturën me pajisje inteligjente në gjithë rajonin e Ferizajt, përfshirë edhe rrugët lokale.

Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.