Ferizaj

Vazhdojnë aktivitetet e policisë në rajonin e Ferizajt, shqiptohen 90 fletëparaqitje

By FerizajPress

January 06, 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar aktivitetet e saja nëzbatim të vendimit të fundit të Qeverisë së RKS-së, për masat epërgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin ePandemisë COVID-19.Ekipe të përbashkëta të policisë dhe inspektorëve të AUV-ut , kanështuar aktivitetet në rajonin e Ferizajt.Në kuadër të këtyre aktiviteteve, mbrëmë janë kontrolluar 9 qendratregtare dhe 41 lokale të kafiterive dhe restauranteve. Përkundër disavërejtjeve policore, ndaj personave fizik dhe jurudik janë shqiptuar 90fletëparaqitje , ndërsa është mbyllur edhe një lokal.Apelojmë tek qytetarët dhe pronarët e lokaleve, që ti respektojnë masate parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe shëndetitpublik.Ndërkaq, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët që tëbashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione se persona,apo vende të caktuara nuk respektojnë masat Anti-Covid-19, tëlajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmesaplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406, dhe policia do të marrë të gjitha masate nevojshme , sipas ligjit.Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.