Ferizaj

Vazhdojnë aksionet për një ambient të pastër, të rinjtë e LDK-së  pastrojnë fshatin Zllatar (Foto)

By FerizajPress

November 05, 2016

Të rinjtë e forumit rinor  të LDK-së të fshatit Zllatar përmes një aksioni  kanë pastruar fshatin e tyre nga mbeturinat.

Është ky fshat  ku edhe  filloi për herë të parë aksioni “Për një Kosovë të pastër” e që duket se  ka krijuar një shprehi që këto aksione të mos udhëhiqen vetëm nga të huajt por të ketë edhe iniciativa nga vet të rinjtë dhe banorët e këtij fshati.

Një aksion të tillë për  pastrimin  dhe grumbullimin e mbeturinave ka marr sot edhe forumi rinor i LDK-së së këtij fshati.

Nuk ishin të paktë thasët e mbeturinave të grumbulluara nga ky aksion.

“Edhe pse  kohë më parë janë marrë aksione të tilla për pastrimin e fshatit, aksioni i sotëm e arsyetoi këtë iniciativë  ku siç po shihet edhe sot  janë grumbulluar shumë mbeturina. Për këtë edhe ne si Forum Rinor  me përkrahjen edhe të kryesisë së LDK-së së fshatit morëm këtë aksion  për të krijuar një ambient më të mirë dhe më të pastër” tha Shqiprim Sallahu,kryetar i Forumit rinor të LDK-së në fshatin Zllatar.

Sallahu me këtë rast ka bërë apel  te të gjithë të rinjtë dhe banorët e fshatit  që të kujdesen për mirëmbajtjen  e ambientit  pasi mbeturinat dhe  ndotja nuk njohin parti por janë pasqyrë e keqe për gjithë fshatin.

Ndërsa nënkryetari i forumit rinor të LDK-së në Zllatar, Sherfi Ademi, tha se ky është vetëm fillimi.

“Ne do të vazhdojmë edhe me shumë aktivitete të tjera në të ardhmen” tha Ademi