Ferizaj.14.09.2018. Protestat e filluara dje nga nxënësit e gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” pë shkak të shtyrjes së ekskursionit për në pranverë, kanë vazhduar sot para ndërtesës së komunës.
Por si duket sot kësaj proteste i janë bashkuar edhe maturantë nga shkollat tjera të mesme të Ferizajt.
Maturantët po kërkojnë që të ndërrohet vendimi i qeverisë komunale për shtyerje të ekskursionit oër në pranverë.
Tani kur po raportojmë ata kanë filluar të shpërndahen dhe te kthehen nëpër shkollat e tyre.
Bëhet e ditur se protesta ka pasur eshe në mengjes para shkollave të mesme ku nxënësit kanë kërkuar që ekakursioni të bëhet në shtator e jo në pranverë.
Si do të vazhdojë kno ditëve të tjera pritet të shihet.