Vazhdohet tortura ndaj Grupit të Kumanovës (FOTO+VIDEO)

By FerizajPress

July 13, 2016

Për nesër në Shkup është caktuar seanca e radhës, por ajo vështirë se do të mbahet, pasi avokati mbrojtës Naser Raufi kërkon me ngulm dënimin e autorëve që kanë bërë deliktin e torturës. Në të kundërtën, nuk ka kuptim të zhvillohet seanca, kërcënon ai.

“Rrugëdalja e vetme është që të pritet që të sanksionohen këto veprues e mandej të vazhdojë seanca pasi që këta të akuzuar nuk janë në gjendje të vazhdojnë me gjykimin”, tha avokati mbrojtës Naser Raufi.

Ndërkohë zëvendës-ministri i policisë Agim Nuhiju nuk e konsideroi të udhës për t’u përgjigjur në pyetjen e Alsat-M se deri ku është arritur me hetimin lidhur me keqtrajtimin e të akuzuarve për rastin “Lagja e Trimave”.

“Sot jemi vetëm për të promovuar zyrat, drejtouni një herë tjetër, do të keni informatë zyrtare”, u shpreh Nuhiju.

Më së shumti torturë është ushtruar ndaj të akuzuarve Demë Shehu dhe Andi Krasniqit gjatë sjelljes së tyre në gjykatë nga burgu i Prilepit. Deri më tani akoma nuk ka asnjë garanci se kallëzimet penale që janë dërguar në Prokurorinë themelore nga ana e MPB-së dhe Avokatit të Popullit do të përmbyllen me marrjen e dënimit të merituar për dhunuesit ndaj të dyshuarve./Alsat

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=bFTVBmJPuDo?feature=oembed&w=640&h=360]

.