Ferizaj

Vazhdohet marrëveshja për punësimin e 120 punëtorëve shëndetësore

By FerizajPress

May 10, 2016

Numri i punëtorëve shëndetësore të angazhuar përmes një marrëveshje mes komunës dhe organizatës Caritas Kosova do të kenë të sigurt punësimin deri në më 30 prill të vitit të ardhshëm. Veç komunës dhe Caritas Kosovës tash janë të përfshira edhe dy Ministri ajo e Shëndetësisë dhe ajo e Punës dhe Mirëqenies Sociale të cilat janë zotuar se do të japin mjete financiare për të përkrahur projektin i cili ka mundësi të vazhdojë edhe pas skadimit të këtij afati të përcaktuar.