Në turneun memorial të Volejbollit për vasha “Ramadan Rexhepi-Adidasi” i cili tashmë tradicionalisht mbahet në Ferizaj, fituese kanë dalë volejbollistet e Kastriotit nga Ferizaj të cilat në finale mposhten vashat e Skenderajt.
Këtë turne e kanë vlerësuar me tone pozitive përfaqësues të Federatës së Volejbollit dhe të institucioneve lokale të pushtetit.
Volejbollistet e Klubit Kastrioti nga Ferizaj kanë dalë fituese të turneut memorial “Ramadan Rexhepi –Adidasi” që u mbajt sot në Ferizaj.
Ato në finale pas një loje të fortë kanë mposhtur vashat e Skenderajt me rezultat 2 me 0 në sete.
Ndeshja finale ka kaluar me një rivalitet të lartë, të cilin e kanë vlerësuar edhe trajnerët e të dyja ekipeve, Vildane Jashari dhe Ylli Kadriu
Lojtarja më e mirë e turneut është shpallur kapitenia e Kastriotit, Albulena Mehmeti .
Ajo ka thënë se të jesh lojtarja më e mirë e këtij turneu është një ndjenjë e veçantë dhe shtytje për suksese tjera.
Turneun në përgjithësi e kanë vlerësuar edhe drejtuesit e pushtetit të Ferizajt dhe Federatës së Volejbollit, duke thënë se krahas avancimit të kësaj loje, ky turne na kthen edhe në momente reflektimi për dëshmorët e kombit.
Në këtë turne kanë merr pjesë katër ekipe, ndërsa në garën për vendin e tretë vashat e klubit të Dritës nga Gjilani, kanë mposhtur vashat e Ferizajt.
Më të mirë janë shpërblyer me medalje dhe kupa.