Është varrosur në Xërxë të Rahovceit viktima që vdiq nga rrufeja të shtunën. 23-vjeçari, Shpëtim Kabashi, nga Xërxa e Rahovecit derisa po e mbushte pllakën e katërt të shtëpisë me beton u goditë nga rrufeja bashkë me nipin e tij Shkëlzenin, dhe të dy ranë nga lartësia në tokë. Si pasojë e plagëve të marra Shpëtimi vdiq, ndërsa kushëriri i tij është jashtë rrezikut për jetë.