Këtë të premte në orët e pasdites është varrosur plaku 88 vjeçar (Hamit Sejdiu) nga fshati Gaçkë i cili dje pësoi në një aksident trafiku në Ferizaj.
Me iniciativën e KBI-së në Ferizaj dhe Ardian Sejdiut, kryetar i PD-së në Ferizaj, familjarët e të ndjerit Hamit Sejdiu i kanë falë gjakun vozitësit të kamionit Ajet Lalinovci nga fshati Prelez i Ferizajt.
Me këtë rast familjar të vozitësit kanë marrë pjesë edhe në ceremoninë e varrimit .
Vozitësi i kamionit nga i cili ditën e djeshme pësoi plaku 88 vjeçar me vendim të prokurorisë ende gjendet në mbajtje.