Ferizaj

Varroset me nderime Prof.Dr. Heset Cakolli

By FerizajPress

September 16, 2016

Varroset me nderime Prof.Dr. Heset Cakolli

Këtë të premte në fshatin Talinoc të Ferizajt i është dhënë lamtumira e fundit profesorit universitar Heset Cakolli i cili dje ka ndërruar jetë gjatë kohës sa po ligjëronte para studentëve të tij në Fakuletin Teknik në Prishtinë. Për ti dhënë lamtumirën e fundit kishin ardhur kolegë të punës nga universiteti, personalitete politike ,deputet,studentë ,miq, shokë dhe familjarë të shumtë.