Sport

VAR vendimtar në Botëror, ja çfarë thotë FIFA

By FerizajPress

June 30, 2018

Sipas FIFA-s, sistemi “VAR” ka funksionuar shumë mirë. Shefi i arbitrave në këtë institucion, Pierluigi Collina deklaroi se arbitrat, me këtë sistem janë treguar të saktë në 99.3% të episodeve në ndeshjet e kompeticionit. VAR është përdorur shpesh gjatë këtij Botërori, përcjell “lajmi.net”. FIFA duket e kënaqur me rezultatet e deritashme nga VAR. /Lajmi.net/