Ferizaj

Vanese Sadriu “VAJZA E LIBRIT”. A po përsëritet historia e Motrave Qiriazi?

By FerizajPress

May 12, 2018

Është kjo Vanesë Sadriu 15 vjeçe që ka ndërmarrë projektin “Themelimi i bibliotekave” në shkolla fillore në fshatra. Ka dy vite që ajo po themelon biblioteka në shkollat fillore ku u mungojnë bibliotekat e pasura me libra. Pas bibliotekës në fshatin Slivovë, fshatin Sazli, tani Vanesa së bashku me klubin e saj “KLUBI RINON”, sot themeluan në fshatin Balaj bibliotekën e tretë në kuadër të këtij projekti. “Ju jam shumë mirënjohëse të gjithë atyre që kontribuuan në çfarëdo mënyre dhe mundësuam edhe një bibliotekë të tretë” tha koordinatorja e këtij projekti Vanesa nga KLUBI RINON. Ky projekt u përkrah dhe nga kryetari i komunës Agim Aliu dhe drejtori i DKA-së Afrim Llabjani, të cilët morën pjesë në inaugurimin e kësaj biblioteke. “Të gjithë te rinjtë duhet ta kenë shembull Vanesën” ka thënë mes tjerash kryetari Agim Aliu gjatë fjalimit të tij! Kjo bibliotekë tani ka arritur në 1500 numrin e librave e që pritet të shtohet gjithnjë e më shumë në të ardhmen.