Sport

Van Gaal e zbulon: Man United e përfundon sezonin në këtë pozitë (Video)

By FerizajPress

April 01, 2016

Louis Van Gaal i ka treguar synimet e Unitedit për këtë sezon.

Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal, ka folur të premten në një konferencë për shtyp, para përballjes që Unitedi do ta zhvillojë kundër Evertonit të dielën.

Manchester United aktualisht renditet i 6-ti në tabelë në Premier Ligë me tetë ndeshje të mbetura, ndërsa holandezi u ka treguar gazetarëve se ku do tpë përfundojë ekipi i tij.

Sipas Van Gaal, United do të përfundojë në top 3-she këtë sezon, duke e siguruar kështu kualifikimin në Ligën e Kampionëve. /Gazeta Blic/

https://www.youtube.com/watch?v=mZgGo0kpHF0