Valon Jaha ka shkëlqyer në garën që të dielën e u mbajt në Ferizaj në disiplinën e auto sllallomit. Jaha i Prishtina RT me BMW e tij shtegun e gjatë prej 1.5 kilometra e kaloi për kohën 02:33.094 minuta (duke llogaritur dy vozitjet) dhe pa e shkaktuar asnjë penallti.
Valoni ishte për 11.845 sekonda më i shpejtë se Besfort Bunjaku, i cili doli i dyti në plasmanin e përgjithshëm.
“Edhe gara e sotme ishte mjaft e mirë. Interesimi i pjesëmarrësve dhe dashamirëve të automobilizmit i madh, ndërsa edhe rivaliteti i theksuar. Është një disiplinë që përveç shpejtësisë kërkon edhe teknikë dhe përqendrim maksimal, sepse një gabim i vogël mund të kushtojë shumë në rezultat. Sidoqoftë, jam i kënaqur me fitoren dhe shpresoj që edhe në të ardhmen të vazhdoj me rezultate të tilla”, ka thënë Jaha pas fitores.
Në pozitën e tretë në plasmanin e përgjithshëm u rendit Faton Rama i Eurogoma RT, i cili me Renault Clio, në krahasim me fituesin u vonua për 12.439 sekonda.
Në konkurrencën ekipore e para u rendit Prishtina RT me 60 pikë, para Prizrendi D&G me 50 dhe Ferizajt me 37 pikë.
Rezultatet:Klasa 2 (mbi 1200-1600 ccm – Grupi 1)1.Lëndrim Dogani (Audi A3 – Prizreni D&G) 02:54.4982.Belkim Fazliu (Fiat 500 – Prizreni D&G) +08.5583.Diellon Kelmendi (Golf VII – Vjosa) +30.678
Klasa 3 (mbi 1600 ccm – Grupi 1)1.Jeton Qerimi (BMW – Prishtina RT) 02:48.8182.Bashkim Memaj (Subaru – Prizreni D&G) +11.4784.Ragip Sokoli (BMW Z4 – Ferizaj) 13.791
Klasa 6 (mbi 1600 ccm – Grupi 2)1.Driton Qerimi (BMW – Prishtina RT) 02:52.0972.Ardrit Namligjiu (Opel Astra – Prishtina RT) +15.4073.Drilon Krasniqi (Opel Vectra – Drenica) +17.654
Klasa 7 (deri 1600 ccm – Grupi 3)1.Enis Bajraktari (Yugo – Prishtina RT) 02:57.660
Klasa 8 (mbi 1200 – 1600 ccm – Grupi 3)1.Hysen Iseni (Peugeot 106 – Ferizaj) 02:58.524
Klasa 9 (mbi 1600 ccm – Grupi 3)1.Valon Jaha (BMW – Prishtina RT) 02:33.0942.Besfort Bunjaku (Opel Astra – Ferizaj) +11.8453.Faton Rama (Renault Clio – Eurogoma RT) +12.439
Plasmani gjeneral:1.Valon Jaha (BMW – Prishtina RT) 02:33.0942.Besfort Bunjaku (Opel Astra – Ferizaj) +11.8453.Faton Rama (Renault Clio – Eurogoma RT) +12.439
Plasmani ekipor:1.Prishtina RT 60 pikë|2.Prizreni D&G 50 pikë3.Ferizaj 37 pikë