Ferizaj

Valon Halimi nominohet kandidat për kryetar të Ferizajt nga LDK

By FerizajPress

June 03, 2021

Kryesia e Deges së LDK- së në Ferizaj, mbajti mbledhjen e saj të rregulltë konsultative, në të cilën shqyrtoj përgatitjet  për fillimin  aktiviteteve nëpër  nëndegët  e saj  për zgjedhjet lokale  të këtij  viti.

Anëtarët  e Kryesise  u zotuan se do të punojnë  me perkushtim maksimal për ti fituar  këto zgjedhje dhe për ta kthyer  LDK- në, në udheheqje  të Komunës së Ferizajt.

Në këtë mbledhje u diskutua  edhe për kriteret  dhe procedurat  staturare për nominimin e kandidatit  për  Kryetar  të Komunës  dhe për Asambleistë. Në harmoni  të plotë  u arrit  marrëveshja  për mobilizim dhe  përkrahje të pakursyer të cilitdo kandidatë  konsensual që nominohet  për Kryetar  te Komunës së  Ferizajt, nga Dega e LDK-së!

Pas këtij takimi të kryesisë së degës së LDK-së në Ferizaj, anëtari i kryesisë, Valon Halimi, ka bërë të ditur se  është nominuar si kandidat  për kryetar të Ferizajt.

Halimi i ka thënë Ferizajpress se në takimin e sotëm Kryetari i Degës së LDK-së, Muharrem Svarqa ka hapur rrugë për kandidimin e figurave të reja në këto zgjedhje.

Gjithashtu  Valon Halimi këtë e ka bërë publike edhe përmes faqes së tijë në rrjetin social se  në këtë takim ka shprehur gatishmërinë që ti hyjë  garës për të parin e komunës së Ferizajt, e për çka ka marrë edhe përkrahjen e disa nga anëtarët e kryesisë së LDK-së në Ferizaj

“Të nderuar anëtar dhe simpatizantë të LDK-së, pas numrit të madhë të pyetjeve që më janë parashtruar deri në këtë moment, unë dua të jem i hapur me ju dhe të ju njoftoj se sot në mbledhjen e kryesisë së degës së LDK-së në Ferizaj, unë, kam shprehë dëshirën time që të jem kandidatë i LDK-së për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Njejtë kanë vepruar edhe kolegët e mi nga kryesia zoja Bahrie Hyseni, z. Flamur Istrefi dhe z. Shpëtim Sojeva. Kjo dëshirë e imja, sdo të thotë që unë do të nominohem si kandidat, se kjo është qështje e organeve të partisë.

Pamvarësisht kësaj, kushdo që e fiton kandidaturën e organeve të partisë do ta ketë përkrahjen time absolute.

Në këtë rastë dua ta falenderoj kryetarin e degës së LDK-sê z. Muharrem Sfarqa i cili ka hapur rrugë për kandidimin e figurave të reja në këto zgjedhje.

I juaji Valon Halimi” ka  shkruar Valon Halimi