Sport

Valon Bytyqi kthehet te Liria

By FerizajPress

July 25, 2018

Skuadra e Lirisë ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit, Valon Bytyqi Pas shumë largimeve, klubi futbollistik Liria ka transferuar mbrojtësin, Valon Bytyqi. Mbrojtësi anësor, ishte protagonisti kryesor në golat e skuadrës së Ballkanit në sezonin e kaluar, mirëpo rrugëtimin në Superligë do ta nisë me një klub tjetër. Lajmin e ka dhenë skuadra e Lirisë përmes faqes zyrtare në Facebook. “Valon rikthehet në shtëpinë e madhe”, shkruhet në postim, ku shihet lojtari me fanellën e ekipit të ri.