Valltaret serbe po e kallin Tetovën edhe gjatë Ramazanit

By FerizajPress

June 14, 2016

Në lokalin “Babilon” në rrugën “Kole Nedelkovski” në Tetovë, në pronësi të A.B.(39) nga Tetova janë gjetur tri shtetase të huaja, prej të cilave dy nga Republika e Shqipërisë dhe një nga Republika e Serbisë, si dhe aq femra nga Maqedonia që kanë vallëzuar dhe i kanë argëtuar mysafirët.

Tre shtetaset e huaja të moshës 20 ,22 dhe 24-vjeç, për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik, gjegjësisht qëndrimit në kundërshtim me qëllimin, janë arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë.

Pak më vonë të njëjtat janë gjobitur me nga 533 euro, masën e përjashtimit dhe ndalimit të hyrjes në vend prej një viti.

Në objektin e dytë të kontrolluar “Korabi” në Sedllarcë të Epërme janë gjetur tri femra nga Maqedonia të moshës nga 32, 35 dhe 43-vjeç, dy nga Gostivari dhe një nga Shkupi që kanë qëndruar dhe argëtuar mysafirët.

The post Valltaret serbe po e kallin Tetovën edhe gjatë Ramazanit appeared first on Lajminet.