Ferizaj

Vajzat e arta të xhudos botërore, vizituan Ferizajn

By FerizajPress

November 26, 2021

Jo Kosova, as vetëm bota shqiptare, por e gjithë bota i njeh. Janë kampionet botërore të xhudos, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, bashkë me trajnerin e tyre po kaq të suksesshëm Driton Kuka dhe drejtuesit e Klubit të Xhudos në Ferizaj, mysafirët e kryetarit Agim Aliu e të Ferizajt sot.

“Bisedë e këndshme, përplot krenari për suksesin e tyre, suksesin e Kosovës, që bëjnë shembullin e tyre, shembull të rinisë së Kosovës, plot energji e pasion. Majlinda, Nora e Distria, nuk mjafton të themi se janë vetëm krenaria jonë, ato janë identiteti ynë sportiv. Ferizaj tashmë ka synimet e qarta, ta fuqizoj sportin e xhudos, nisur që me ndërtimin e Pallatit të Sporteve Luftarake.

Nder i veçantë t’i pres në zyrën time, e veçanërisht nder i veçantë për Ferizajn të mirëpres kampionet botërore” ka shkruar kryetari Aliu.