Vajza 17 vjeç e Kryeprokurorit të Shqipërisë, e ‘mbytur’ në jetë luksi (Foto)

By FerizajPress

August 01, 2016

Nëse dikush mënon se vetëm djali i ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Erik fullani do të fshinte djersët me 500 euroshe, gaboheni. Shikoni luksin në të cilën jeton vajza e Lallës, e cila është vetëm 17 vjeç.

”Harrojeni Erik Fullanin dhe Armina Mevlanin. Harrojini jetën e tyre dhe shfrenimet e dalldisura me paratë e babit të njërit dhe dashnorit të tjetrës. Eni Llalla është fëmija më i madh i kryeprokurorit. 17-vjeçare që lundron mbi miliona dhe bën një jetë të shthurur rrethuar nga një luks ekstravagant. Eni studion në një prej kolegjeve turke të kryeqytetit dhe të gjithë e mbajnë mend para 3 vjetësh kur në shkollë shkonte me bukë me vete. Tani vajza shkon me 2 makina të shtrenja ”Range Rover” dhuratë nga babi, të cilat kushtojnë 78 mijë euro të dyja. Vajza e Llallës megjithese minorene adhuron shampanjat dhe vodkat e shtrenjta e çdo fundjave respekton shoqërinë e saj duke shpenzuar jo më pak se 2 mijë euro nëpër clube.

Nuk ka dyshim që Eni adhuron udhëtimet dhe shoppingun ndaj çdo muaj siç e shikoni edhe në foto shëtit shpejt e shpejt nga Viena deri poshtë në Dubai. Manjake e orëve të shtrenjta të markave të ndryshme të lara me ar, me gurë rubini apo diamante dhe vetëm njëra prej tyre ”Rolex”, kushton 21 mijë euro. E fiksuar pas bizhuterive dhe çantave të markës ”Guçi” ku siç shfaqet pa filtra edhe në tre fotografi me tre lloje të ndryshme çantash, të cilat kushtojnë jo më pak se 5 mijë euro të treja. Eni kur zihet me mamin ose babin nuk shkon në shtëpi por me shoqet e saj fle zakonisht te ”Hotel Tirana” (15 katëshi) në qendër të kryeqytetit në një nga suitat e katit të pestë, e cila bashkë me ”room service” kushton 230 euro/nata. Në foto duket qartë se si tallet nga dritarja e hotelit me hallexhinjtë që kalojnë në sheshin ”Skënderbej”.

Nëse doni të dini pse është larguar nga Tirana Eni, pyesni babi Tikun e t’u përgjigjet:

-Momentalisht goca është duke pushuar dhe u qetësuar në Jal atje poshtë në Jug.

Qysh nga data 15 qershor ka prenotuar një dhomë dublex te kompleksi ”Folie Marine” dhe do të qëndrojë atje deri më 10 gusht. E mos harroni që vetëm për dhomën dhe shezlongun Eni paguan 110 euro çdo ditë… Zihuni ju për reformën në drejtësi, bllokojeni apo zhbllokojeni atë. Bëjini karshillëk apo servilosjuni Washingtonit dhe Brukselit. Bashkoni ose përçani partitë, kjo pak rëndësi ka për Enin apo babi Tikun”, shkruan Mane.

.