Vajza është dërguar në QKUK dhe thuhet se është në gjendje kritike, raporton Telegrafi.
Sipas familjarëve vajza që ka kërcyer nga ballkoni i banesës është me sindromin down dhe e traumatizuar si pasojë ë ndërhyrjes së sotme të policisë për largimin e banorëve nga banesat, ku thuhet se ata po qëndrojnë në mënyrë të paligjshme që nga viti 1999.