Ferizaj

Uta Ibrahimi në mbrojtje të Lepencit

By FerizajPress

October 11, 2019

Edhe sot, banorët e fshatit Biti të Shtërpcës kanë protestuar kundër ndërtimit të hidrocentralit në lumin Lepenc.

Pjesëmarrëse në këtë protestë ishte edhe alpinistja Uta Ibrahimi.

Ajo ka thënë se bërë thirrje që të ndalen ndërtimet e hidrocentraleve në Lumin Lepenc.

“Jo vetëm që jam kundër ndërtimit të hidrocentraleve dhe prishjes së lumenjve, po jam edhe më shumë kundër dhunës që ju është bërë banorëve lokal para disa ditëve nga autoritetet e ruajtjes së rendit …

Uji është jetë. Mos na i thani tokat e bukës! Stop ndërtimit të hidrocentraleve në lumin Lepenc”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndryshe, në protestën e kaluar në Biti mbetën të lënduar një numër I madh i qytetarëve pas ndërhyrjes së policisë duke përdorur gaz lotsjellës