Ushtria turke: Kemi marr kontrollin e vendit për rregull demokratik

By FerizajPress

July 15, 2016

Për shkak të rrezikut të sulmeve terroriste që mund të ndodhin në çdo pjesë të botës, në çdo kohë, është rritur masat e sigurisë.

Në Ankara , sonte janë dëgjuar të shtëna armësh, transmetojnë medi at e huaja. Për shkak të masave të shtuara të sigurisë, helikopterët ushtarakë turq janë duke fluturuar mbi qytet. Dhe në një moment, helikopter ka filluar të gjuaj nga ajri.

Tashmë, në Stamboll është mbyllur ura që lidh dy anët e Bosforit, ku edhe janë rritur kontrollet e sigurisë, transmeton lajmi.net.

Është e mbyllur dhe aeroporti “Ataturk” në Stamboll, gjithashtu ushtria turke ka ndalur punën në televizionin shtetëror poashtu bllokohet edhe agjencia e lajmeve ‘Anadolu’ dhe agjencinë e intelegjncës.

Të gjithë policia u thirr në detyrë në Ankara dhe qytetin në Bosfor, në Stamboll.

Rreth orës 22:15 minuta u bllokuan të gjitha rrjetet sociale, YouTube, Facebook, Tëitter dhe të tjera.

Ushtria turke lëshoi ​​një deklaratë në të cilën pretendon se grushti i shtetit po zbatohet me sukses, raporton Reuters. Ushtria ka marrë kontrollin e të gjithë vendit.

Qeveria turke pranoi se vendi është në krizë! /lajmi.net/

.