Lajme

Ushtarët e Serbisë akuzojnë Beogradin se i ka dërguar me dhunë në luftën e Kosovës

By FerizajPress

July 24, 2016

Luftërat e viteve 90-ta të shekullit të kaluar në mbarë ish-Jugosllavinë, përveç fatit tragjik të shumë viktimave, kanë lënë pasoja edhe tek ata që me dhunë, shpesh nën kërcënimin e armëve, janë dërguar në luftëra. Fondi për të Drejtat Humanitare ka raportuar se në Serbi, pesë mijë ushtarë janë dërguar në luftë përmes dhunës.

Nadezhda Kostiç nga Krushevci kishte kërkuar që nga lufta në Kosovë t’i kthehej djali i saj i madh. Në këtë qytet serb, në majin e vitit 1999 kishte filluar protesta e grave të qytetit për shkak të vrasjes së gjashtë ushtarëve. “Kemi kërkuar informacion se çfarë po ndodhte me fëmijët tanë. Nuk kishim asnjë informacion. Të gjithë ishim të frikësuar”, ka thënë Kostiç për “Al Xhazira”.

Në ato vite, një numër i madh i të rriturve fshihej, pasi nuk donte të mobilizohej për luftë. Disa të rinj ikën jashtë vendit dhe disa të tjerë arritën të manipulojnë ata që dërgonin ftesat për ushtri. Sidoqoftë, 800 ushtarë kanë akuzuar shtetin serb se përse i ka dërguar në luftë.