Lajme

Ushqimi jo i sigurtë, pushuesit në plazh me bukë me vete

By FerizajPress

July 20, 2018

Ata ndihen të pasigurtë gjatë stinës së nxehtë nga tregtimi i pakontrolluar i mjaft produkteve ushqimore nga shitësit ambulantë, por edhe “fast food”-et e lokalet e shumta në bregdet.

“Siguria ushqimore nuk është fare. Këta shitësit ambulantë njëherë… Duhet të jenë të kontrolluara edhe marketet, është verë. Gatuajmë vetë, nuk blejmë në plazh. E marrim ushqimin nga shtëpia. Nuk hamë në restorante sepse nuk dihet siguria”, thonë pushuesit.

Në qendrat shëndetësore verore të plazheve, numri i pushuesve që kërkojnë ndihmë nga mjekët është në rritje, veçanërisht gjatë fundjavave, ndaj mjekët këshillojnë një kujdes të shtuar për një higjienë sa më të lartë, veçanërisht te fëmijët.

Dorela Luku, mjeke te qendra shëndetësore e Shkëmbit të Kavajës, shprehet: “Më tepër janë fëmijë. Preken më shumë sepse nuk respektojnë rregullat e higjienës dhe parapëlqejnë ushqimet e gatshme të paketuara. Nuk është e sigurtë shitja buzë rrugës”.

Mjekët rekomandojnë që pushuesit të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore nëse konstatojnë dhimbje të forta barku dhe të vjella.