Ferizaj

UShAF shpallë konkursin për pranimin e studentëve të rinj në studimet themelore (bachelor)

By FerizajPress

July 10, 2017

Ferizaj.10.07.2017. Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ka shpallur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në programet, me të cilat funksionon aktualisht.

Në afatin e parë të pranimit të studentëve të rinj, Universiteti i vetëm publik i shkencave të aplikuara, ka hapur konkurs për pranimin e 410 studentëve të rregullt, numër ky të cilit i shtohen edhe deri në 8 studentë të rregullt të familjeve të ngushta të dëshmorëve, deri në 49 studentë nga komunitetet joshumicë, ndërsa deri në 21 vende janë të rezervuara për kandidatët nga Mali i Zi, Presheva, Bujanoci, Medvegja Maqedonia dhe Shqipëria.

Fakultetet dhe programet që ofron UShAF:

  1. Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit

Programi: Arkitekturë e Interierit dhe Dizajni i Mobileve

Programi: Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri

  1. Fakulteti i Turizmit dhe Ambientit

Programi: Menaxhment i Turizmit dhe Hotelerisë

  1. Fakulteti i Inxhinierisë me Informatikë

Programi: Inxhinieri Industriale me Informatikë

Sipas konkursit të shpallur, paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 10.07.2017 deri më 17.07.2017 në ora 16.00 (dokumentet do të pranohen çdo ditë, me përjashtim të dielave). Gjatë kësaj kohe, Universiteti ka mundësuar aplikimin online në faqen e internetit www.ushaf.net/apliko nga ora 08.00, ndërsa pranimi i dokumentacionit do të fillojë nga ora 10.00.

Për të gjitha detajet, të interesuarit do të mund të njoftohen nga konkursi i shpallur në të gjitha gazetat ditore të datës 10 korrik 2017, si dhe në faqen e internetit www.ushaf.net.

Po ashtu, punonjësit e Administratës Qendrore të Universitetit do të jenë në dispozion për të gjithë kandidatët që kanë paqartësi rreth aplikimit.

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, në emër të UShAF iu uron sukses të gjithë atyre që duan të bëhen pjesë e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.