Ferizaj

UShAF nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Ndërmarrjen “ CADI KOMERC” në Ferizaj

By FerizajPress

October 22, 2018

Sot, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), arriti që të zgjeroj mundësitë e bashkëpunimit për punë praktike për studentët e Universitetit, me ç’rast rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe menagjeri gjeneral i ndërmarrjes “CADI KOMERC” nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi. Me këtë rast, rektori Bajraktari falënderoj menagjerin e ndërmarrjes, z. Sadri Gashi dhe tha se bashkëpunimini është në interes të përbashkët, i cili do të jetë i dobishëm për studentët e UShAF, e po ashtu edhe për ndërmarrjen, të cilës do t’i ofrohen kuadro profesionale për zgjidhjen e problemeve praktiko-shkencore.

Ndërsa, menaxheri i Ndërmarrjes z. Gashi u shpreh i kënaqur për nënshkrimin e marrëveshjes me UShAF dhe premtoj se ndërmarrja do të jetë e gatshme të ofrojë të gjitha njohuritë në fushën e prodhimtarisë që posedon, për përgatitjen e studentëve sa i përket anës praktike. “CADI KOMERC” është ndërmarrje prodhuese nga Ferizaj, e cila posedon punëtorë me kualifikime të larta, të trajnuar në vendet evropiane. Veprimtaria e saj prodhuese fokusohet në prodhimin e produkteve: fshesa, brusha, Xhogerë, lopata, kova, goma, mapa, etj. të gjitha nga materiali i plastikës. Produktet janë të destinuara për mirëmbajtje dhe pastrim të objekteve të brendshme dhe të jashtme dhe janë të prodhuara me teknologji më të fundit dhe më të avancuar. Produktet e kësaj Ndërmarrje eksportohen në tregjet e më shumë se 10 shteteve të rajonit në Ballkan dhe Evropë.