Ferizaj

UShAF nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Kompaninë “Fetoshi” për punën praktike të studentëve

By FerizajPress

May 30, 2017

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Kompaninë“Fetoshi”, në Rahovec, e cila është njëra ndër Kompanitë udhëheqëse në vend për prodhimin dhe tregtimin e materialeve ndërtimore dhe izoluese.

Qëllimi i Marrëveshjes është që t’iu mundësoj studentëve që të realizojnë pjesën praktike në këtë kompani, por edhe të zhvillojnë temat e diplomës. Po ashtu, edhe Kompania do të përfitoj nga kjo Marrëveshje sepse studentët dhe profesorët do të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve praktike/shkencore të Kompanisë.

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari u shpreh i kënaqur që UShAF po vazhdon me traditën e marrëveshjeve me biznese vendore dhe falënderoi kompaninë “Fetoshi”që pranoi të ndihmoj studentët e UShAF në përgatitjen e tyre profesionale.

Ndërsa, drejtori menaxhues i Kompanisë “Fetoshi”, z. Nexhmedin Fetoshi u shpreh i kënaqur që edhe kjo Kompani do të jetë pjesë e Universitetit duke kontribuar në zhvillimin profesional të studentëve.