Ferizaj

UShAF lidhë Marrëveshje Bashkëpunimi edhe me HIB Petrol për punën praktike të studentëve

By FerizajPress

April 08, 2016

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Korporatën HIB Petrol në Ferizaj, sipas të cilës studentët e Universitetit do të kenë mundësi të realizojnë punë praktike edhe në këtë ndërmarrje.

Kjo Ndërmarrje është e specializuar në fushën e menaxhimit të naftës dhe derivateve të saja, në sektorin e hotelerisë, restoranteve dhe marketeve që janë pjesë e aktiviteteve të saj, përfshirë edhe hotelin e njohur “Emerald”.