Ferizaj

UShAF dhe Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm në Ferizaj bashkëpunojnë në të mirë të studentëve

By FerizajPress

January 15, 2021

Dekani i Fakultetit të Turizmit dhe Ambientit, Prof. As. Dr. Petrit Hasanaj, u takua me Drejtorin për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm në komunën e Ferizajt, z. Zekir Bytyqi, me të cilin biseduan për mënyrën e bashkëpunimit për aftësimin profesional të studentëve të këtij Fakulteti.

Dekani Hasanaj falënderoi z. Bytyqi për gatishmërinë për të bashkëpunuar në të mirën e studentëve. Ai e cilësoi si një bashkëpunim të frytshëm që sipas tij do të sjellë projekte të mira për studentët e Fakultetit që përfaqëson ai. Poashtu, përmendi faktin se edhe studentët dhe mësimdhënësit e UShAF, do të jenë në dispozicion të Drejtorisë për ta ndihmuar atë nga ana shkencore.

Ndërsa, Drejtori Bytyqi, falënderoi Dekanin për vizitën dhe tha se është i gatshëm që të thellojnë këtë bashkëpunim. Ai tha se duhet të shqyrtohen metodat më të mira nga të dyja institucionet në mënyrë që të përfitojnë studentët.