Ferizaj

Urimi i nënkryetarit Xhavit Zariqit për Vitin e Ri 2017

By FerizajPress

December 31, 2016

URIME VITI I RI 2017

Kryetari i AAK-së dega në Ferizaj, si dhe njëherit nënkryetar i Komunës së Ferizajt z.Xhavit Zariqi, iu uron gjithë qytetarëve festën e vitit të ri 2017. Viti i ri po afrohet dhe kjo mundësi e re për të arritur qëllimet, sfida dhe ndryshime të reja është gjithmonë e mirëpritur nga të gjithë. Familja dhe miqtë bëhen edhe më të dashur në një festë si kjo, andaj edhe meritojnë urimet më të bukura për Vitin e Ri. Kjo është një periudhë e veçantë e vitit që mbart edhe një mesazh special për t’ua uruar ndryshe festën njerëzve të dashur. Janë të shumta mënyrat për të uruar shëndet, dashuri dhe sukses, si dhe realizimin e synimeve, urime për shumë mot.

GËZUAR 2017.